Nina Moriç ka thumbuar Gonzalo Higuainin, për më shumë barkun e tij të spikatur.
Pas takimit mes Napolit e Juventusit, që përfundoi 1:1, bukuroshja e njohur e televizioneve Nina Moric, ka thumbuar ish sulmuesin e Real Madridit, Gonzalo Higuain, raporton “Tuttosport.
Nina e bëri këtë për shkak të peshës së Higuainit, në veçanti barkut – për diçka që argjentinasi është kritikuar në vazhdimësi.
“Për ata që kritikojnë Higuainin: Do të doja t’i shihja duke luajtur në muajin e shtatë të shtatzënisë…”, ka shkruar me ironi bukuroshja në rrjetet sociale, që vendos theksin te shëndeti i tepërt i ish sulmuesit të Napolit e Realit.