Ku ngjason udhëtimi  i Partizanit me atë  të … Kombëtares ?

Sot në mbrëmje, Astana –Partizani! Më së fundi një ndeshje pa dorashka për Partizanin, një ndeshje që duhet ta kesh mëndjen gjithnjë në “mësim”,ndryshe  si  ato  me ekipin nga Andora dhe me letonëzët e Valmierës. Sot në  mbrëmje  do të vërtetojmë se sa të vërtetë janë opinionet e trajnerit të Astanës për Partizanin si një “ kundërshtar serioz dhe europian”.  Sa të vërteta janë fjalët e trajnerit Zekiç kur thoshte  se “ sikur ta njihnit Europën siç e njoh  unë, do të ishte bereqet për Partizanin..”

Astana një ekip me integritet përtej Kazakistanit, që peshon më shumë se ne në Europë,  ka më shumë siguri në lojë dhe kualitet , pastaj  e fundit është ajo që ne kemi qejf ta vëmë të parën..kanë goxha  buxhet , madje edhe  më shumë se emri që kanë.

Nuk ka dyshim se kundër Atstanës, Partizani ka një mision të vështirë. Dhe shyqyr që erdhi dita  për të shtrënguar dhëmbët. Sepse deri tani, Partizani pati “fatin” e Kombëtares , që pas dy ndeshjeve lilupute  , vjen një ndeshje që të prish gjumin, kuqezinjtë me Çekinë dhe “demat “ me Astanën…

Sfidanti.al