Kasano në qiell të shtatë: Artur fenomen si Ksavi!

Ka edhe bomba false, ka edhe komente  tymuese, por ka edhe fishekë që nuk janë manovre në emisionin “Bobo TV’, të drejtuar nga ish-sulmuesi  i njohur Kristain Vieri. Dhe një nga personazhet më kontraversë  është Antonio Kasano, të cilin e quanin talent , por problematik kur luante sulmues.  Tani në rolin e opinionistit duket se nuk ka ndryshuar statukuoja.. edhe talent ..edhe problematik!.

Në “BOBo Tv” , Vieri ka komentuar Fiorentinën: “Fiorentina është ekipi im i preferuar. Luan futboll prodhim vendi “alla italian”, kanë bërë një qëndrës të bukur sportive,  dhe janë duke invetsuar dhe skuadra luan me logjikë”

Më pas në “lojë” është futur Kasano që ka bekuar lojën e Artur: “ Fiorentina ka marrë një futbollist fenomenal. Pash ndeshjen me Xhenovën edhe ai ka preku afro 100 topa dhe e dini se ç‘mesatare pati për saktësinë? 95%  dhe vetëm njëri ka qënë më mjeshtër se ai Ksavi . Artur ka bërë një ndeshje të bujshme…”

Sfidanti.al