Milan nuk ndalet në merkato, “kuqezinjtë” sigurojnë një tjetër mbrojtës

Milani ka vendosur. Marko Pelegrino është përforcimi i mbrojtjes. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi kuqezi ka njoftuar nënshkrimin me 21-vjeçarin në një transferim të përhershëm nga Platense. Mbrojtësi argjentinas ka nënshkruar kontratë me italianët deri më 30 qershor 2028.

I lindur në Buenos Aires, Argjentinë, më 18 korrik 2002, Marko u zhvillua në radhët e të rinjve të Platense, për të cilin ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 23 mars 2023 dhe shënoi një herë në 17 paraqitje. Pelegrino do të mbajë fanellën me numrin 31.

 

sfidanti.al