Kalimi i “kollosit” italian të mbrojtjes, Leonardo Bonuçi tek Union Berlin mund të bëhet, me mbrojtësin italian qê do të largohet nga Juventus dhe po eksploron mundësi të ndryshme.
“Veterani” italian është shumë afër firmës me klubin gjerman dhe vendimi tani i takon lojtarit, me klubin që është absolutisht në favor të nënshkrimit të tij dhe përgjigja duhet të arrijë këtë javë. Në itali, për Bonuçin kishte pasur interes konkret nga Lacio, i cili në fakt nuk gjeti gjuhën e përbashkët me klubin kryeqytetas.
sfidanti.al