“Topçinjtë” i bashkohen kreut, një gol mjafton për 3 pikët ndaj Kristal Palas

Arsenali i është bashkuar sot Brajtonit dhe Mançester Sitit si skuadrat e vetme të cilat pas dy ndeshjesh kanë pikë të plota në kampionatin anglez të futbollit. Ekipi i Mikel Arteta, ka mundur në derbi me shifrat 1-0 Kristal Palasin në një ndeshje shumë të luftuar.

“Topçinjtë” krijuan rastet më të mira teksa goditën edhe shtyllën në pjesën e parë të ndeshjes. Por goli i avantazhit do të vinte vetëm falë penalltisë së Odegard në minutën e 54’-rt. Pak minuta më vonë Tomijasu u ndëshkua dy herë radhazi me karton të verdhë, duke lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë e komplikuar minutat e fundit të ndeshjes, pasi Kristal Palas provoi në çdo mënyrë të gjente barazimin. Megjithatë, skuadra e Roi Hoxhson nuk ia doli përballë “topçinjve” që konfirmohen kësisoj që në start mes skuadrave pretendente për titull.

 

sfidanti.al