Tashmë gjithçka është zyrtare, Xhorxhje Petroviç do të jetë lojtari më i ri i Çelsit, me klubin anglez që ka arritur marrëveshjen me lojtarin dhe me klubin Nju Ingllënd Revollushion, për të bërë të mundur këtë transferim.
Petroviç do të nënshkruajë kontratën e tij me klubin anglez të mërkurën. Kontrata e tij do të jetë 7-vjeçare, deri në vitin 2030, por gjithashtu edhe me një opsion rinovimi për një tjetër sezon. Ndërkaq, 17.5 milionë dollarë plus 2.2 milionë do të shkojnë në arkat e klubit amerikann për kartonin e portierit serb.
sfidanti.al