Refuzoi milionat saudite, Rodrigo de Pol qëndron tek Atletiko Madrid

Rodrigo de Pol ka refuzuar një ofertë faraonike nga Al Ahli. Klubi saudit ishte fokusuar për të gjetur një mesfushor qendre dhe argjentinasi ishte i përzgjedhuri. Oferta e Al Ahli në drejtim të Atletiko Madrid ishte 32 milionë euro, duke i plotësuar në letër kërkesat e klubit spanjoll.

Por ai që ka hedhur poshtë këtë negociatë, ka qenë pikërisht mesfushori argjentinas. Ai ka refuzuar ofertën e klubit të Arabisë Saudite dhe ka shprehur vullnetin për të qëndruar nën drejtimin e Diego Simeone.

 

sfidanti.al