Milani e nis me fitore, Zhiru e Pulisiç nderojnë “kuqezinjtë”

Milani ka nisur me një fitore këtë edicion në Serinë A. duke triumfuar me shifrat 2-0 në transfertë përballë Bolonjës.

Vendasit nisën pjesën e parë me shumë vrull dhe goditën shpejt traversën, pak sekonda pas vërshëllimës së parë. Por më pas ishe Milani ai që mori kontrollin e lojës, nën ritmin e diktuar nga Pulisiç, nga këmbët e të cilit kalonin pjesa më e madh e aksioneve. Një i tillë u finalizua nga Olivier Zhiru i cili i dha avantazhin kuqezinjve, ndërsa më pas ishte vetë amerikani ai i cili tundi rrjetën, për të dyfishuar shifrat.

Kjo ia bëri punën më të thjeshtë kuqezinjve, të cilët administruan minutat në fraksionin e dytë të lojës, duke i lënë iniciativën plotësisht skuadrës vendase e cila gjeti shtyllën me Ndojë. Gjithsesi, porta e Menja mbeti e paprekur, ndërsa në fund Leao goditi edhe ai shtyllën, duke mos ia dalë që të hapte llogaritë me golat në kampionat që në ndeshjen e parë.

 

sfidanti.al