Vetëm ai të mos mungonte, por zoti i futbollit , në kësi rastesh, nuk dëgjon as lutjet e trajnerit më të mirë në botë. Pep Guardiola nuk mund ta thotë dot hapur , por do të pranonte një “kurban” tjeter, por aspak që të quhej Kevin De Bryn. ..për të cilin thuhet se nuk do të luajë 4 apo 5 muaj.
Dhe siç thoshin me gallatë se Mesi nuk bën dot as vaktin e mengjesit pa Ksavin dhe Iniestën, edhe në Premier thuhet se “Pep dhe De Bryn janë bërë si vëllezërit siamezë”. Dëgjoni fjalët dorëzuese te Guardiolës: “ Si mund t’ia bëjmë pa Kevin. Ai është i pazëvëndësueshëm. Më e keqja , s’kemi as Gundoganin..”
Sfidanti.al