Pep Guardiola është trajneri që ka patur ndikimin më të madh, njeriu më revolucionarizues në mënyrën e lojës, një fitues i madh , një “kimist” im pashok për të bashkuar spektaklin dhe golat. Ka futbollistë si Ibra me shokë , që thonë se Pep është gjenial kur flitet për taktikë, por është edhe ai tipi i trajnerit që në disa momente nuk të shikon në sy!
Këto ditë, Guardiola, ka treguar se është edhe një rebel spektakolar, që lufton kundër keqpërdorimit të futbollistëve dhe trajnerëve. Fjalët e tij ngjiten shumë lart, tek ata qe e bëjnë lojën nga zyrat:
“ Me gjithë këto ndeshje qëë luhen, është një betejë e humbur..nëse lojtarët nuk ngrihen. Nëse De Bryn është i dëmtuar , atëherë le të futet një tjetër. Po Guardiola vetë, si ndihet nga lodhja? Dorëzohu po deshe, se vjen një tjetër”.
Sfidanti.al