Pritej një përballje spektakolare dhe ashtu rezultoi të ishte. Paçka, se përfundoi në barazimin 1 me 1, supërsfida e së dielës pasditë, Çelsi-Liverpul, nuk dha asnjë më pak për futbolldashësit se emocionet e forta dhe lojën e “zjarrtë’.
Për të hapur siparin e golave mendoi “fantazisti” kolumbian i Liverpul, Luis Diaz, i cili mposhti ‘gardianin” spanjoll, Robert Sançez, pas një asistimi fantastik të “faraoinit”, Muhamed Salah. Vetëm pak minuta pas golit të parë, “të kuqtë’ e Jurgen Klop arritën të dyfishonin shifrat me anë të “faraonit”, mirëpo pas një “konsultimi” me sistemin VAR, goli rezultai i parregult.
Mirëpo, pjesa e parë nuk përfundoi me kaq, pasi afër fundit të pjesës së parë, më konkretisht në minutën e 37’, blerja më e re e “bluve”, Aksel Disasi gjeti rrugën e rrjetës, pas një krosimi të Ben Çilluell. Vetëm pas dy minutave, ky i fundit arriti të gjejë sërish rrugën e rrjetës, por sërish sistemi VAR nuk lejoi të vazhdojë festa, duke anulluar golin e për rrjedhojë duke e mbyllur përballjen me rezultatin 1 me 1.
Pas përfundimit të sfidës së javës së parë, tanimë “blutë’ e Çelsit do të përballen me “çekanët” e Uest Ham, në një “derbi” Londre, ndërsa “të kuqtë” e Liverpul do të presin në “Anfilld” , “qershitë” e Bornmuthit.