Mungon vetëm firma, Inter merr 15 milionë euro për Robin Gosens

I transferuar për shifrën e 27.4 milionë eurove nga “bergamaskët” e Atalanta drejt “zikaltërve” të Inter, vetëm 1 vit e gjysmë më parë, anësori gjerman Robin Gosens, këtë merkato vere do të shohë një rikthmin në vendlindjen e tij.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, tashmë gjithçka është vendosur dhe Gosens është në pritje të zyrtarimit të tij, te gjermanët e Union Berlin, të cilët kanë derdhur plot 15 milionë euro në arkat “zikaltër” për shërbimet e 29-vjeçarit. Në krahun tjetër, bordi “zikaltër” ka gjetur dhe zëvendësuesin e Gosens, i cili do të jetë një tjetër lojtar nga Serie A e më konkresisht anësori brazilian i mbrojtjes, së Monza, Karlos Augusto, i cili ka shkëlqyer këtë sezon dhe shihet si lojtari perfekt për rotacion, në një pozicion të fushës, ku kryesori padyshim që është Federiko Dimarko.

 

sfidanti.al