Ikën Meguajër, Junajtid e zëvendëson me francezin e Bajern Mynih

Me “gafaxhiun” e “Olld Traford”, Herri Meguajërpranë kalimit te “çekanët” e Uest Ham për shifrën e 35 milionë eurove, tashmë “djajtë e kuq” të Mançester Junajtid duhet të mendojnë për afrimin e një tjetër qendërmbrojtësi gjatë kësaj merkatoje vere.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, në listën e Junajtid janë tre emra, të cilët vijnë nga Bundesliga, Benxhamin Pavard i Bajern Mynih dhe Edmons Tapsoba i Bayer Leverkusen, si dhe një nga Ligue 1, francezi Zhon-Kler Todibo i Nisës. Më tej në raportimet e tyre, tabloidet britanike theksojnë se “djajtë” janë në bisedime të avancuara me “bavarezët” për shërbimet e Benjamin Pavard, me këtë të fundit që dëshiron një “aventurë” të re në karrierën e tij dhe duket se Junajtid është pikërish ekipi i duhur për këtë.

 

sfidanti.al