Superkompjuteri gjen fituesit? Bujrum në Superligë…

Interi do të shpallet kampion këtë sezon! Cili magjistar e ka thënë? E ka thënë Superkompjuteri, zotësia e të cilit qëndron tek përpunimi i të dhënave statistikore dhe më pas vjen.. titulli kampion!  Thonë se superkompjuteri vetëm një gjë nuk di të bëj: nuk di të gaboi! E thotë bota, por çfarë themi ne që luajmë me statistikat si me top lecke…

Nëse Superkompjuteri do të guxonte të parashikonte Superligën, duke ia falur me shpirt  të gjitha shifrat dhe statistikat , madje dhe marifetet që molepsin topin, “roboti i futbollit” do të dorëzohej, do të ngrinte duart dhe ..këmbët lart!  Do të ishte i denjë vetëm për Asambletë tona, ku të gjithë programohen me dorën lart dhe me kokën poshtë, por i pazoti për të parashikuar  ekipin kampion. Imagjinoni,  sikur ta fusnim në lojë Superkompjuterin vetëm në javët e fundit të kampionatit që kaloi, dhe ta besonim se sa i paaftë do të shpallej ”roboti”..kur të parashikonte se kampione do të dilte Tirana!

Sfidanti.al