Pasi i refuzuan ofertën e tretë prej 80 milionë paundësh nga “pulëbardhat” e Brajton për kartonin e ekuadorianit Mosies Kajsedo u duk se “blutë” e Çelsi do të hiqnin dorë prej mesfushorit 21-vjeçar, mirëpo nuk ka ndodhur kështu.
Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, Kajsedo vlerësohet nga klubi i tij në shifrën e 100 milionë paundëve e për këtë aryse, londinezët janë duke bërë gati një ofertë të katërt, që shpresojnë t’i japi fund negociatave për amerikano-jugorin. Pavarësisht refuzimeve, vlen për t’u theksuar se bordi i Çelsi është i vendosur të nënshkruajë me ekuadorianin këtë merkato vere, teksa në “Stamford Brixh” konsiderohet si një përforcim me shumë vlera për skuadrën e teknikut, Mauricio Poketino.
sfidanti.al