Interesim nga Italia e Anglia, Kesi kërkon largimin nga Barça

Minutat e pakta në fushën e blertë, si dhe marrëdhënia jo e mirë me tekniku Xavi, po e shtyn gjithnjë e më shumë mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Frenk Kesi që të largohet nga Barcelona dhe kjo gjë mund të ndodhë brenda kësaj merkatoje vere.

Lojtari kërkon të fillojë një “aventurë” të re të Evropë, teksa vetëm pak ditë më parë refuzoi një ofertë nga Arabia Saudite. Për kartonin e 26-vjeçarit intersohen “bardhezinjtë” e Juventus dhe londinezët e Totenhem, por ndrysha nga italianët që e duan ish-“yllin” e rivalëve të tyre në huazim, bordi i Totenhem është i gatshëm të derdhë në arkat e “katalanasve” 15 milionë euro, për një lojtar që mbërriti me parametra zero vetëm 1 javë më parë.

 

sfidanti.al