Pas më shumë se disa ditësh negociata, “bavarezët” e Bajern Mynih kanë rënë dakord me arabët e Al-Nassr, për transferimin e “yllit” senegalez të sulmit, Sadio Mane, edhe pse ky i fundit ende nuk ka mbushur vitin në “Allianz Arena”.
Klubet kanë arritur një marrëveshje verbale me njëra-tjetrën, teksa mësohet se Bayern do të marrë plot 40 milionë euro për kartonin e Mane dhe ky i fundit do të paguhet po aq në sezon. Ndërkaq, kujtojmë se në 38 përballjet e realizuara me “bavarezët” sezonin e shkuar, Mane arriti të shënojë vetëm 12 gola, si dhe të dhurojë 6 asistime për shokët e tij të skuadrës, duke mos arritur dot të ambjentohet në kampionatin gjerman.
sfidanti.al