Vershtapen dominon Hungarinë, holandezi fiton mes rekordesh

Këtë sezon është i pandalshëm dhe një gjë të tillë e vërtetoi edhe ditën e sotme. Piloti i Red Bull, Max Verstappen ka arritur të tirumfojë në Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1, duke regjistuar kështu fitoren e 7-të radhazi, si dhe të 11-tën këtë edicion për skuadrën e tij, duke barazuar kështu rekordin legjendar të skuderisë “MekLaren”, në vitin 1988.

Pasi mori kryesimin me fillimin e garës, Verstappen dominoi 70 xhirot në Hungari, duke vazhduar kështu shkëputjen drejt një tjetër titulli kampion. Në triumfin e ditës së sotme, holandezi la pas britanikun Lando Norris e në vendin e 3-të u rendit një tjetër pilot i Red Bull, Serxho Perez. Përsa i përket, Luis Hamilton, pavarësisht se ky i fundit e nisi garën e i pari, britaniku arriti ta mbyllë garën vendin në vendin e 4-rt, ndërsa pas tij u rreshtuan Piastri, Rasëll, Çarls Leklerk, Karlos Sainz e Fernando Alonso.

 

sfidanti.al