PSG i prish punë “djajve”, “parisienët” gati thasët për Hojlund

Prej disa javësh tashmë, “djajtë e kuq” të Mançester Junajtid duan të sigurojnë shërbimet e “vikingut” danez, Rasmus Hojlund, me “bergamaskët” e Atalantës, që kanë refuzuar tashmë 2 oferta të anglezëve.

Mirëpo, për shërbimet e talentit 20-vjeçar nuk janë më në garë vetëm “djajtë”, pasi shërbimet e danezit i kërkojnë dhe “gjigandët” francezë të PSG, me drejtorin sportiv, Luis Campos, që prej vitesh kërkon shërbimet e Hojlund. Kampionët francezë janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e klubit italian, të cilët kërkojn rreth 60 milionë euro për ta lënë “yllin” e tyre të shkojë, shifër kjo që për “djajtë” është shumë e lartë dhe tanimë na mbetet veçse të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë.

 

sfidanti.al