Pritjes i vjen fundit, Inter Miami njofton ardhjen e Mesit

Tashmë gjithçka është zyrtare. Lionel Mesi do të luajë, tek Inter Majemi, në elitën e futbollit amerikan, MLS dhe këtë gjë e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një video-mesazhi, ku prezent ishte dhe vetë “pleshti”.

“Po djema. Shihemi në Miami”,- thotë në video, 7 herë fituesi i “Topit të Artë”, i cili pas largimit të nga Barcelona e tij e dashur në verën e vitit 2021, për te francezët e PSG, tashmë është gati të fillojë “avneturën” e tij në “tokën e mundësisve” dhe pritet që prezantimi të bëhet pasditen e 16 korrikut.

 

sfidanti.al