Surprizon Osimhen, “bomberi” qëndron te Napoli

Të shumtë ishin skeptikët që nuk besonin në qëndrimin e “bomberit” nigerian, Viktor Osimhen, te “blutë” e Napolit, mirëpo protagonisti kryesor në fitimin e “skudetos” shumë shpejt do të nënshkruajë një kontratë të re me kampionët e Serisë A.

Kontrata e re e “ylli” 24-vjeçar do të ketë një kohëzgjatje deri në verën e vitit 2027 e përveç kohëzgjatjes për nigerianin do të vijë dhe një rritje e konsiderueshme e pagës, teksa pas firmosjes Osimhen do të paguahet plot 6.5 milionë euro në sezon, pa llogaritur këtu bonuset.

 

sfidanti.al