Një tjetër futbollist shqiptar gjen “shtëpi” të re këtë merkato vere, me sulmuesin 21-vjeçar, Marvin Çuni, i cili është zyrtarizuar në radhët e klubit të Frosinones në kampionatin italian të futbollit, Serie A.
Djaloshi shqiptar, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e U19 të Shqipërisë, vjen nga Gjermania ku së fundmi ka luajtur me Paderborn dhe Sarbruken, si dhe ka qenë pjesë e akademisë së Bajern Mynih raportohet se ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar me sapo të rikthyerit në elitën italiane.
Çuni është një emër i njohur edhe në Shqipëri pasi është vlerësuar si një talent i jashtëzakonshëm që kur shpërtheu në akademinë e “bavarezëve” e për këtë arsye ka marrë dhe ftesën nga FSHF për t’iu bashkuar moshave të Kombëtares.
sfidanti.al