Etapa e gjashtë e Turit prestigjioz të Francës dhuroi spektakël të vërtetë. Slloveni Tadej Pogacar arriti të mbërrijë i pari në Kateret-Kambask, duke para kaluar kështu danezin, Jonas Vingegard dhe norvegjezin Jonas Vingegard.
Slloveni 27-vjeçar arriti të triumfojë gjithçka vetëm në 2.8 km e fundit të kësaj etape, duke parakaluar kështu 2 nordikët e duke i dhuruar vetes, fitoren e tij të parë në këtë kompeticion.
Megjithatë, pavarësisht fitores së Pogacar, klasifikimi i përgjithshëm mbetet sërish në favor të danezëve të Xhumbo-Visma, “padronët” e fanellave të verdha, me një avantazh tepër të ngushtë prej 25 sekondash, ndaj UAE Team Emirates.