Pavarësisht se sulmi është i përbërë me “yje”, si Mudryk, Madueke, Nicholas Jackson dhe “bomberi” shqiptar, Armando Broja, duket se tekniku Mauricio Poketino sërish nuk është i kënaqur me repartin ofenziv.
Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane “Corriere dello Sport”, “blutë” e Chelsea tashmë kanë nisur nga puna për transferimin e “fantazistit”, Paulo Dybala, me “londinezët” që janë të gatshëm t’i paguajnë “verdhekuqve” klauzolën prej 12 milionë eurosh të lojtarit.
Në krahun tjetër, Roma nuk e dëshiron largimin e Dybala nga organika e saj, mirëpo nëse klauzola paguhet dhe argjentinasi do të pranojë të nisë një “aventurë” të re në Premier League, atëherë “verdhekuqtë” nuk kanë asgjë në dorë.
sfidanti.al