Pas 11 viteve pjesë e “bluve” të Çelsi, mbrojtësi spanjoll, Sesar Aspilikueta i dha ditën e sotme lamtumirën, “londinezëve” të tij, për të nisur një “aventurë” të re në Kampionatin spanjoll të futbollit, La Liga.
“Veterani” 33-vjeçar do të veshe fanellën “bardhekuqe” të Atletiko Madrid, me ish-kapitenin e Çelsi, që ka rënë dakord për nënshkrimin e një kontrate 1-vjeçare me klubin e 2-të më të mirë në Madrid.
Ndërkaq, kujtojmë se për të siguruar shërbimet e Azpilikueta, Aletiko Madrid mundi në “garë”, “zikaltërit” e Inter, teksa faktor kyç ishte dhe dëshira e familjarëve të mbrojtësit, për t’u rikthyer në Spanjë.
sfidanti. al