Liverpul hap “thasët” për Mbape, oferta 200 milionë euroshe gati për “yllin” francez

Ditë pas dite, “ylli” i sulmit francez, Kiljan Mbape shihet gjithnjë e më larg “parizienëve” të tij, të cilët ditën e djeshme i dhanë dhe ultimatumin e tyre të fundit, të rinovojë ose të largohet nga Parisi një vit para skadimit të kontratës së tij.

Pas “dere” dihet që ndodhen “galaktikët” e Real Madrid, mirëpo Presidenti i këtyre të fundit, Florentino Perez nuk duket të pranojë çmimin stratosferik të vendosur nga “numri 1” i “parizienëve”, Nasser Al-Khelaifi, prej 280 milionë eurosh.

Megjithatë, nga raportimet më të fundit nga mediat spanjolle, për shërbimet e Mbape tashmë interesohen dhe “të kuqtë” e Liverpul, të cilët kanë paraqitur tashmë një ofertë prej 200 milionë eurosh për “yllin” francez dhe tashmë pritet vetëm përgjigjja e kampionëve të Francës për të mësuar më shumë për të ardhmen e sulmuesit.

sfidanti.al