Një talent italian për “zikaltërit”, Inter siguron Fratezin

Vetëm pak ditë pas zyrtarizimit të mesfushorit, Marcelo Brozoviç te sauditët e Al-Naser, “zikaltërit” e Inter kanë gjetur zëvendësuesin e kroatit dhe ai do të jetë pikërisht talenti italian, Davide Fratezi dhe tanimë gjithçka është zyrtare.

Me anë të një postimi në profilet zyrtare të klubit, “zikaltërit” kanë njoftuar zyrtarizimin e italianit, i cili do të vijë tek Inter, si i huazuar deri në fund të sezonit të ardhshëm, aty kur skuadra nga Milano do të paguajë Sasuolon me plot 28 milionë euro.

Përsa i përket kontratës personale, Fratezi do të firmosë me nënkampionët e Evropës, një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 2.8 milionë euro në sezon, ndërsa përsa i përket numrit në fanellë, italiani do të mbajë 16-ën, numër që e përdorte dhe te Sasuolo.

sfidanti.al