Për fat të mirë, koreanojugorin Kim nga Napoli do ta marrë me paratë që do të fitojë nga kalimi i Lykas Hernandezit tek Paris SG. Flitet për afërsisht 50 milionë euro vlerë të dy transferimeve. Ndërkaq, tek Bajerni janë të përqëndruar për Harri Kejnin, një lojtar që ata e kanë dashur edhe më parë, por që nuk kanë mundur ta marrin. Mediat bavareze shkruajnë se klubi në “Zebener Shtrase” ka një limit shpenzimi prej 100 milionë eurosh për kartonin e Kejnit, ndërsa presidenti i Totenhemit, Levi, kërkon më shumë. Të shohim nëse do të arrihet që të bindet.
Sfidanti.al