Po flasim për shpikësit e futbollit, për ekipin ku kanë luajtur yje të mëdhenj golshënues si Xhimi Grivs, Nat Lofthauz, Alan Shirer, Tom Finej, Geri Lineker, Uejn Runi, Majkëll Ouen, Vivien Uduord apo edhe legjenda e mesfushës, Bobi Çarlton. Gjithsesi, asnjëri prej tyre nuk ka shënuar kaq shumë gola sa Harri Kejni, që tani ka 58. Kapiteni i Anglisë realizoi dy herë ndaj Maqedonisë së Veriut, dhe ka një mesatare shumë të mirë prej 0.69 golash në 84 ndeshje të luajtura. Një Geri Lineker është në 0.6 gola për ndeshje, ndërsa më lart si mesatare sesa Kejni janë gjigandët Xhimi Grivs me 0.77 (44 gola në 57 ndeshje), Nat Lofthauz me 0.91 (30 gola në 33 ndeshje) dhe Vivien Uduord në vitet 1903-1911 me 1.26 gola për ndeshje.
Sfidanti.al