Skoci-Gjeorgji, kur shiu detyron futbollin të luhet pas mesnate

Reshje të dendura në kryeqytetin Gllazgou rrezikuan që të mos përfundonte ndeshja eliminatore e Kampionatit Europian ndaj Gjeorgjisë. “Malësorët” vendas shënuan që në minutën e 6-të në “Hampden Park”, ndërsa shiu i rrëmbyeshëm bëri që ndeshja të ndërpritej në minutën e 9-të. U desh të kalonte shumë kohë, derisa denduria e ujrave që binin nga qielli të ulej, dhe që punonjësit të bënin fushën në një gjendje për të luajtur futboll. Kjo bëri që sfida të rifillonte shumë vonë dhe të përfundonte pas mesnatës.

Sfidanti.al