Të kuptohemi, klubi bavarez do të ishte një destinacion i madh për shumicën dërrmuese të yjeve të futbollit. “Mbretëresha” e Bundesligës dhe 5 herë kampione e Europës, pra çfarë mund të kërkohet më shumë! Gjithsesi, Deklan Rajs i Uest Hemit dhe i Anglisë, si dhe Frenki De Jong i Barcelonës e i Holandës, nuk duan që të vijnë tek Bajerni. Halli i madh në Mynih është që Bundesliga nuk është kampionat tërheqës për yjet, edhe pse vetë klubi është gati të shpenzojë edhe 100 milionë euro për një lojtar. Me gjasë, do të synohet Dushan Vlahoviç, ndonëse nuk dihet sesa mund të merret.
Sfidanti.al