Edhe pse synohen yje të konfirmuar siç është Harri Kejni apo ndoshta Alfonso Dejvis, sërish në Madrid mendojnë mjaft për të ardhmen. Mjaft futbollistë të rinj në moshë duan që të mbahen dhe për këtë vlen rinovimi i kontratave. Të tillë janë Rodrigo, Vinisius, Militao, Çuameni, Kamavinga, Valverde apo Sergio Lopez. Siç shkruan e përditshmja “AS”, gjashtë lojtarë që mbërritën me shpenzim 256 milionë euro, sot e kanë vlerën 520 milionë, pra dyfish.
Sfidanti.al