Man. Junajtidi dorëzohet për Kejnin, synon Hojlundin e Atalantës

Nuk e kishte problem anën financiare, por shikon se nuk mundet që t’ia dalë. Mançester Junajtidi nuk e merr dot Harri Kejnin, dhe kjo për shkak se vetë futbollisti nuk dëshiron të bëjë një tradhëti të tillë ndaj tifozëve të Totenhemit, por edhe sepse Spërsat nuk duan të forcojnë një rival direkt. Kapiteni i Anglisë do të shkojë (sipas të gjitha gjasave) tek Reali i Madridit, ndërsa në “Old Traford” besojnë se mund të marrin sulmuesin e Atalantës, Hojlund. Kejni do të kushtonte 100 milionë paundë stërlina, ndërsa danezi shumë më pak.

Sfidanti.al