Tenis, Shviontek mbron titullin në “Rolan Garos”, por pas një beteje

Përballë pati një rivale jo edhe aq shumë të njohur, ndonëse vinte nga një shkollë e famshme. Iga Shviontek ia doli të mbronte titullin në “Rolan Garos” duke mposhtur 2-1 me sete çeken Karolina Muhova. U deshën 2 orë e 46 minuta në Arenën qendrore në Paris dhe në fund setet ishin 6-2, 5-7 e 6-4. Muhova kryesoi edhe në setin final, por nuk mundi t’ia dilte. Polakja 22-vjeçare ka 4 tituj Grand Slem në karrierë, përfshi tre në “Rolan Garos” (2020, 2022, 2023) dhe US Openin në 2022, e pritet që të jetë një nga legjendat e tenisit në të ardhmen.

Sfidanti.al