A do t’ia dalë mbanë dyshja Nagelsman-Henri tek Paris SG?!

Lionel Mesi dhe Nejmar janë tashmë të larguar, ndërsa sezoni u mbyll. Skuadra e madhe franceze nuk i kënaqi aspak tifozët e saj, edhe pse doli kampion, ndërsa shpresat e sheikut Al Helaifi janë tek ai që pritet të jetë trajneri i ri i Paris SG, Julian Nagelsman. Gjermani, ish-drejtues i Bajernit, do të zëvendësojë Kristof Galtienë, ndërsa pritet të ketë në krah legjendën franceze, Tieri Henri. Tek PSG do të vazhdojë edhe këtë sezon Kilian Mbape, ndërsa pritet të shihet sesi do të ndërtohet ekipi për vitin e ardhshëm, me synim fitoren e Championsit.

Sfidanti.al