Sulmuesi shqiptar duhet të vendosë për të ardhmen, ndërsa sezoni që sapo u mbyll ishte tepër i mirë. Mirlind Daku shënoi 19 gola në Ligën e Parë të Sllovenisë për ekipin e Murës, duke dalë i dyti në renditjen e shënuesve më të mirë, pra duke marrë Këpucën e Argjendtë. Tashmë, huazimi i Dakut tek Mura përfundoi dhe ai u kthye tek Osijeku në Ligën e Parë të Kroacisë. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë, ndërsa lajmet janë që Dakun e do Maribori, një nga klubet më të mëdhenj të Sllovenisë.
Sfidanti.al