Gjokoviç i merr një rekord Nadalit në “Rolan Garos”

Tenisti serb fitoi në tre sete ndaj Varijasit dhe u kualifikua për në çerekfinalet e Grand Slemit të Parisit. Novak Gjokoviç ia doli 3-0 (6-3, 6-2, 6-2) kundër tenistit peruvian, dhe tani ka 17 prani në tetë më të mirët në “Rolan Garos”. Rafael Nadal, dominuesi absolut i këtij Grand Slemi me 14 tituj, ka arritur 16 herë në çerekfinale, ndërsa Rozher Federer “vetëm” 12 herë. Ndërkaq, Gjokoviç arriti për herë të 55-të në tetë më të mirët e një Grand Slemi, përfshi Australian Openin, Uimbëlldonin dhe US Openin. Rekordmeni është Rozher Federer me 58, pra rekordi i zviceranit rrezikohet, ndërsa Nadal është i treti me 47.

Sfidanti.al