Interi ka tri enigma për finalen e Championsit: Lukakun, Mkitarianin, Korrean!

Mediat italiane shkruajnë se trajneri Simone Inzagi ka besim tek skuadra e tij, duke thënë thjesht e qartë se “kam një skuadër të ndërgjegjshme”. Futbollistët thonë se “ne jemi në një mision”, dhe vëmendja është e përqëndruar plotësisht tek 10 qershori. Flitet për finalen e Championsit ndaj Mançester Sitit favorit, ndonëse italianët kanë shpresa. Lajmi i keq është dëmtimi i sulmuesit argjentinas Korrea, që mbetet në dyshim për sfidën e madhe. Po ashtu, duhet rikuperuar siç duhet Henrik Mkitarian i dëmtuar që në gjysmëfinalen e dytë ndaj Milanit. Mesfusha zikaltër duhet të jetë Barela-Çalhanoglu-Mkitarian-Brozoviç. Së fundmi, duhet që Romelu Lukaku të jetë në formën maksimale, ndërsa nuk dihet nëse do të jetë titullar, apo zëvendësues i Xhekos.

Sfidanti.al