Bruno Fernandes: Man. Junajtidi nuk pati një sezon shumë të mirë

Kapiteni portugez tregohet ambicioz edhe pse skuadra e tij ka mundësinë ta përfundojë vitin me dy trofe. Pas fitores së Kupës së Ligës (Karabao), Mançester Junajtidi do të synojë Kupën e Anglisë në finalen ndaj Sitit, ndërsa është tashmë i kualifikuar për në Champions edicionin që vjen. Gjithsesi, Bruno Fernandes nuk është i kënaqur. “Ne nuk duhet të jemi të lumtur që jemi në katërshen e parë, – thotë ai, – ne duam më shumë. Mendoj se kjo skuadër duhet të arrijë më shumë”.

Sfidanti.al