Ekëlstoun: Hamilton te Ferrari? Maranelo nuk është shtëpi pushimi!

Ish-pronari dhe presidenti i Formula 1 nuk e beson se do të ketë një lëvizje të tillë. Berni Ekëlstoun është nga ata që mendon se Ljuis Hamilton nuk do të jetë pilot i Ferrarit sezonin e ardhshëm. Shtatë herë kampioni i botës është një emër i lavdishëm, ndoshta po aq sa Mikael Shumaheri, por Ekëlstouni mendon se në moshën 38-vjeçare nuk mund t’i japë Ferrarit shtysën e duhur për të konkurruar për tituj. “Maranelo nuk është shtëpi pushimi”, – ishin fjalët domethënëse të anglezit të vjetër.

Sfidanti.al