Superkompjuteri parashikon Premier Ligën: Evertoni, mbijeton!

Një klub i vjetër dhe një skuadër e lavdishme, 9 herë kampione e Europës. i tillë është Evertoni në Angli, veçse këtë sezon rrezikon të bjerë në kategorinë e dytë. Gjithsesi, një superkompjuter bën një parashikim që e favorizon ekipin blu të Liverpulit, sipas të cilit Evertoni do të mbijetojë, dhe ka shanset më të mira, 79 për qind. Ndeshja e fundit këtë fundjavë është ndaj Bornmuthit në “Gudison Park”. Sipas superkompjuterit, Leisteri ka 17 për qind shanse për mbijetesë dhe Lidsi vetëm 3 për qind, pra këto dy ekipe duhet të rrëzohen, bashkë me Sauthemptonin.

Sfidanti.al