Trajneri katalanas vendosi më në fund të ndryshonte, dhe të mos ishte aq “ortodoks”. Skema klasike e Pep Guardiolës, qoftë tek Barcelona, Bajerni dhe Mançester Siti, ka qenë gjithmonë 4-3-3, por këtë sezon kjo pësoi ndryshim. Ai vendosi të luante me modulin 3-2-4-1, duke lënë Halandin të vetëm si qendërsulmues, e duke forcuar mesfushën për të “mbuluar” mbrojtjen. Natyrisht, titulli u fitua me golat e Halandit, që vendosi rekorde në Premier Ligë,por edhe nga skema e re.
Sfidanti.al