Ançeloti: Veteranët do të kenë më pak rol tek Reali

Trajneri madrilen nuk e pati me qejf t’i përgjigjej një pyetjeje të tillë, pra që të deklaronte sesi do të ishte tranzicioni në ekip. “Pyetja është e mirë, – tha Karlo Ançeloti, – më kushton që të përgjigjem, por duhet ta bëj. Tranzicioni ka nisur në ekip që para ardhjes sime. U largua Ronaldo. Ky tranzicion do të vazhdojë, të rinjtë do të kenë më shumë rol, dhe do të vijë dita kur të tillë si Modriç, Benzema, Naço apo Karvahal mund të mos luajnë më për këtë ekip”.

Sfidanti.al