Mançester Siti është 9 herë kampion i Anglisë, afrohet me “aristokratët”!

Është e vetmja skuadër angleze që ka fituar treshen e trofeve vendase (kampionat, kupë dhe kupë të ligës), dhe është më e suksesshmja në dekadën e fundit. Mançester Siti ka tani 9 tituj kampion në Angli, me 3 radhazi dhe me 5 në 6 vitet e fundit. “Qytetarët” janë barazuar me një skuadër të shquar, ndonëse sot në krizë, si Evertoni, që gjithashtu ka 9 kupa, që të gjitha përpara themelimit të Premier Ligës. Mançester Junajtidi vazhdon të mbajë rekordin me 20 tituj të fituar, ndjekur nga Liverpuli me 19, duke qenë me diferencë dy skuadrat më të mira historike në vend. Pas tyre është Arsenali me 13 tituj, ndërsa Aston Vila ka 7 trofe, ndjekur nga Çelsi me 6.

Sfidanti.al