Harri Kejn shënon ndoshta për herë të fundit në stadiumin e Totenhemit

E ardhmja e tij duket larg, tepër lart. Kapiteni i Anglisë dhe legjenda e Totenhemit, Harri Kejn, me shumë gjasë do të largohet sezonin e që vjen. Ai realizoi një gol të madh, ndonëse Spërsat u mundën 1-3 në shtëpi nga Brentfordi, duke mos marrë përcjelljen që dëshironte dhe priste. Ky ishte goli i tij i 211-të në Premier Ligë, duke qenë shënuesi i dytë më i mirë në histori pas 260 golave të Alan Shirerit, rekordin të cilin nuk pritet ta kalojë. Do të mësohet në të ardhmen se ku do të luajë Kejn sezonin tjetër, në Angli, Gjermani, Spanjë apo Francë.

Sfidanti.al