Guardiola nuk sqaron nëse do të largohet nga Siti nëse fiton “treble”-n

Shanset janë për të triumfuar në mënyrë absolute, ndonëse jo përsa i përket Kupës së Ligës. Gjithsesi, Mançester Siti mund të arrijë të fitojë njëkohësisht Premier Ligën, Championsin dhe Kupën e Anglisë. Kampionët janë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe në finalen e kupës në “Uembli” ndaj Man. Junajtidit. Pep Guardiola u ngacmua se ndoshta mund të tundohet nga mendimi për t’u larguar nga ekipi nëse fiton gjithçka, si të thuash duke plotësuar ciklin. “Më pyesni më vonë”, – tha Pepi, duke i lënë në pritje gazetarët dhe tifozët.

Sfidanti.al