Majemi është e papritura më e madhe e NBA-së këtë vit!

Edhe pse ishte në vendin e 8-të në renditjen e Konferencës Lindore, edhe pse nuk i jepej ndonjë shans i madh për të ecur përpara, sërish Majemi Hit po kthehet në yllin e plej ofit në NBA. Skuadra nga Florida arriti fitoren e dytë radhazi në finalen e Perëndimit, madje në fushën e Bostonit, dhe tani do të ketë dy ndeshje radhazi në Arenën e vet. Nëse i fiton, do të jetë në finalen e madhe. Hit ka qenë gjithnjë me faktorin fushë kundër, por kjo nuk e ka penguar. Ndaj Sëlltiksave, një ndeshje të madhe luajti Bam Adebano me 22 pikë, 17 topa në tabela e 9 asistë, por edhe Xhimi Batler. Ky i fundit shënoi 27 pikë, pati 8 topa në tabela, 6 asistë, 3 vjedhje topi e 2 bllokime gjuajtjesh. Tatëm udhëhoqi Sëlltiksat me 34 pikë, 13 topa në tabela e 8 asistë, por nuk shmangu dot humbjen 111-105.

Sfidanti.al