Prag Tirana-Partizani, luhet sot derbi që mund të përcaktojë titullin!

Kjo fjalë është përmendur shpesh këto ditë. Kemi parë derbi në Champions, që janë luajtur përtej Adriatikut, ndërsa do të ndjekim sot derbin e Shqipërisë, saktësisë të kryeqytetit. Tirana pret Partizanin në përballjen që mund të përcaktojë fatin e titullit, në një “Arenë Air Albania” që pritet të jetë e mbushur plot. Deri pak orë para ndeshjes ishin shitur 17 000 bileta nga rreth 22 000 vende që ka stadiumi, dhe deri në 18:30 kur luhet sfida, padyshim që ky numër do të rritet. Kampionët në fuqi janë në pozita më të mira, të paktën sipas renditjes.

Tirana kryeson Abisnet Superligën me dy pikë më shumë sesa rivali më i afërt që është pikërisht Partizani. Gjithsesi, të kuqtë kanë marrë zemër sepse fitorja e tyre ndaj Kukësit dhe humbja e tiranasve në Durrës me Teutën e shkurtoi ndjeshëm diferencën. Për më tepër, bardheblutë kanë plot 5 mungesa, Patrik e Nikçi të dëmtuar, dhe Hasani, Hila e Behiraçe të pezulluar, por të paktën kthehet Abazaj në sulm.

Për Partizanin derbi është edhe më i rëndësishëm sepse i duhet vetëm fitorja, ndërsa duhen edhe 4 ndeshje deri në përfundim të kampionatit. Trajneri Kolela e ka të qartë situatën. Tirana kryeson renditjen me 59 pikë ndaj 57 të Partizanit.

Sfidanti.al