Marcel Zabicer e mbyll sezonin me Mançester Junajtidin

Mesfushori i huazuar nga Bajerni i Mynihut nuk mundet ta ndihmojë ekipin e tij për pjesën e mbetur të edicionit. Marcel Zabicer paska një dëmtim në menisk, pra në gju, dhe do të duhet të riaftësohet. Mançester Junajtidi njoftoi se austriaku nuk mundet të luajë për disa kohë, ndërsa keqardhja ishte e madhe sepse flitej për njërin nga lojtarët më të mirë të “djajve të kuq”. Në verë, Zabicer pritet të kthehet tek Bajerni, por Junajtidi mund të investojë për ta blerë kartonin e tij.

Sfidanti.al